Dua Lipa është kthyer në qendër të vëmendjes tek tifozët e Liverpoolit


Këngëtarja shqiptare me famë botërore kishte performuar në finalen e Ligës së Kampionëve të vitit 2018, aty ku Liverpooli ishte përballur me Realin Madridin, shkruan Reporteri.net

Një faqe e Liverpoolit në Twitter ia ka uruar ditëlindjen Duas, e cila nuk ka hezituar që t’ia kthejë një mesazh.

Reklamë

“Urime ditëlindjen për legjendën e Liverpoolit, Dua Lipa,” thuhet në postimin e Liverpool FC News.

E Dua me të parë këtë postim ia ka kthyer një përgjigje në këtë formë:

Reklamë

“Faleminderit shumë. Ju uroj fat në sezonin e ri,”. /Reporteri.net/