×
  • Sport
  • Sport

    Dy barazimet në ‘Fadil Vokrri’, Kosova pritet të shënojë ngritje në ranglistën e FIFA-s

    Reporteri
    26 Mars 2019 | 10:30

    Përfaqësuesja e Kosovës në futboll është duke kaluar nëpër momente mbresëlënëse kohëve të fundit.

    “Dardanët” e mbyllën vitin 2018 pa humbje, kurse në dy ndeshjet e para të vitit 2019, regjistruan dy barazime në po aq ndeshje të zhvilluara.

    Saktësisht, në 12 ndeshjet e fundit, Kosova ka regjistruar tetë fitore dhe katër barazime.

    Me dy barazimet në këtë vit kalendarik, Përfaqësuesja kosovare pritet që të ngritet edhe në ranglistën e shtëpisë më të madhe të futbollit botëror, FIFA.

    Momentalisht, Kosova ndodhet në vendin e 130-të, megjithatë në ranglistën e re, pritet të ketë ndryshime.

    Me barazimin ndaj Danimarkës, Kosova ka fituar 3.6 pikë, ndërsa 3.75 pikë ka fituar nga barazimi i djeshëm me Bullgarinë.

    Ndryshe, FIFA do ta publikojë ranglistën e përgjithshme më 4 prill, ku Kosova pritet të ketë një ngritje të lehtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!