×
  • Sport
  • Sport

    Dy skuadra angleze po e kërkojnë talentin e Kosovës

    Reporteri
    02 Maj 2019 | 16:49

    Mesfushori shqiptar, Elvis Rexhbeçaj me paraqitjet e tij te Wolfsburgu ka marrë vëmendjen edhe të klubeve angleze.


    Bild raporton se pas tij janë vënë Leeds Unitedi dhe Norwichi, transmeton Koha.net.

    Sipas këtyre raporteve thuhet se secila prej tyre është i gatshëm të paguajë 8 milionë euro për shërbimet e Rexhbeçajt, me Wolfsburgun që raportohet se po tenton ta shesë atë pasi ka vetëm edhe një vit kontratë.

    Megjithatë, 21 vjeçari raportohet se synon të qëndrojë te klubi gjerman dhe synon ta bindë trajnerin Oliver Glasner.

    Rexhbeçaj është produkt i akademisë së Wolfsburgut, derisa në këtë sezon në 22 paraqitje ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!