×
  • Sport
  • Sport

    E çuditshme: Lojtarët mezi heqin topin nga vija fatale, referi ia fut gol

    Reporteri
    26 Maj 2019 | 13:05

    Një gol i rrallë është shënuar në ligat inferiore të kampionatit holandez dhe autori i tij është pikërisht arbitri.


    Episodi i këndshëm është regjistruar në ndeshjen e fundit të kampionatit mes Harkemase Boys-Hoek kur në minutën e 66-të gjatë një rrëmuje në zonë, mbrojtësi i ekipit vendas në tentativë për të hequr topin e përplas atë me arbitrin dhe më pas ai hyri në rrjetë.

    Goli u quajt i rregullt dhe miqtë shkurtuan diferencën, por për statistikë ndeshja u fitua nga vendasit me rezultatin 4-2.

    Gola të tillë duket se nuk do të jenë më të rregullt nga sezoni i ardhshëm, pasi në rregulloren e re shkruhet se nëse arbitri jep aksidentalisht një asist apo shënon, loja do të ndërpritet dhe goli do të anulohet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!