Annick Hanfmann ishte duke ecur me motrën e tij nëpër rrugët qëndrore të Parisit duke festuar faktin se kishte kaluar tutje në fazën e Roland Garros.


Papritmas, ai mori një mesazh nga një mik: “Rafael Nadal është rivali juaj i ardhshëm”. Për të cilin ai u përgjigj: “A po talleni?”. Për ta kuptuar më vonë se ishte e vërtetë, shkruan Reporteri.net

“Kam pasur ndjenja të përziera, sigurisht që nuk mund të jem më i lumtur që do ta kem mundësinë të ndeshem me tenistin më të mirë në botë”, ka thënë Hanfmann.

Reklamë

Hanfmann lindi me një dëmtim të dëgjimit.

“Mund të dëgjoj vetëm 60 % të asaj që normalisht duhet të dëgjoj në secilin vesh”, ka shpjeguar ai.

Ai ka thënë se ndonjëherë është një avantazh pasi nuk dëgjon gjithçka, por kjo është një hendikep i madh në fushën e tenisit.

Ndeshja zhvillohet sot në ora 13:00./Reporteri.net/