×
  • Sport
  • Sport

    E dhimbshme: Vdes babai i Emiliano Salas

    Reporteri
    26 Prill 2019 | 13:28

    Tragjedia e Emiliano Salas është padyshim një ndër më famëkeqet në botën e futbollit, me argjentinasin që vdiq pas një aksidenti me avion.


    Kur kanë kaluar diçka më shumë se tre muaj nga tragjedia, vjen një tjetër lajm i hidhur për familjen Sala.

    Babai i ish-futbollistit, Horacio Sala ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm si pasojë e një ataku kardiak.

    Mediat argjentinase kanë raportuar se 58-vjeçari ka qenë i shtrirë në dhomën e tij në momentin e atakut.

    E pabesueshme ajo që ndodh në familjen Sala!

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!