×
  • Sport
  • Sport

    E fundit: Conte ka nënshkruar me klubin e ri

    Reporteri
    28 Maj 2019 | 22:06

    Trajneri italian, Antonio Conte ka nënshkruar sonte kontratë me klubin e Interit.


    Italiani do të bëhet trajneri i ri i skuadrës ‘Nereuazure’, menjëherë pasi klubi zikaltër ta shkarkojë trajnerin Spalleti, shkruan Reporteri.net

    Conte ka qenë i papunë që prej shkarkimit nga klubi i Chelseas të cilët u detyruan t’ia paguajnë italianit 10 milionë euro dëmshpërblim.

    Drejtuesit e klubit zikaltër nuk kanë mbetur të kënaqur me performancat e ekipit këtë sezon dhe kanë vendosur ta emërojnë një trajner fitues në ekip.

    Conte është një trajner i cili e ka dëshmuar veten në klube si Juventus dhe Chelsea, apo edhe në Kombëtaren e Italisë.

    Interi pritet të bëjë transfere deri në 200 milionë euro këtë afat kalimtarë./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!