×
  • Sport
  • Sport

    E fundit: Juventusi arrinë marrëveshje me trajnerin e ri

    Reporteri
    26 Maj 2019 | 12:50

    Gjigantët e Serie A, Juventus janë duke kërkuar trajner të ri pasi kanë njoftuar që Max Allegri nuk do të vazhdojë më me ‘Zonjën e Vjetër’.


    Trajneri i Chelseas, Maurizio Sarri raportohet se ka arritur marrëveshje që ta marrë drejtimin e Juventusit pasi që Pep Guardiola i ka refuzuar italianët, shkruan Reporteri.net

    Bosi i Manchester Cityt, Pep Guardiola ishte synimi kryesor i italianëve, por spanjolli nuk ishte i interesuar që ta linte punën e tij me ‘Qytetarët’.

    Sarri, i cili kishte impresionuar gjatë kohës sa ishte trajner i Napolit, është konsideruar si njeriu që mund ta udhëheqë Juven dhe tani pritet që ta pranoj postin e ri në Torino pas finales së Europaligës, e cila zhvillohet të mërkurën.

    Antonio Conte dhe Jose Mourinho ishte raportuar gjithashtu se mund të jenë opsione për Juventusin, por sipas SNAI spornews, Sarri veçse ka arritur marrëveshje me klubin që ta zëvendësojë Allegrin.

    Ndryshe, Sarri pritet të fitojë 6.1 milionë funte në një kontratë tri vjeçare por do të prezantohet zyrtarisht vetëm pas finales së Europaligës e cila zhvillohet në Baku./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!