Chelsea sot zhvillon finalen e Europaligës kundër Arsenalit dhe kjo pritet të jetë ndeshja e fundit për Maurizio Sarrin në krye të londinezëve.


Lojtarët e Juventusit janë njoftuar se Sarri do të jetë trajneri i ri i tyre, menjëherë pas përfundimit të kësaj ndeshjeje, shkruan Reporteri.net

Lajmet vijnë pasi që drejtori i Chelseas Bruce Buck u pa në takim me homologun e tij tek Juventus, Andrea Agnelli në hotelin ku po qëndron Chelsea.

Reklamë

Agnelli është në Baku për biznes të UEFA-s por sipas italianës Tuttosport, dyshja janë takuar për të biseduar edhe për të ardhmen e Sarrit.

Sarri poashtu është takuar me Agnellin në një hotel me 5 yje, por ky moment nuk ishte kapur nga kamerat.

Juventusi dëshiron të emërojë Sarrin pas largimit të Max Allegrit. Bosi i Chelseas është në dijeni për ofertën e Juves dhe thuhet se është i joshur nga oferta për të punuar në Torino.

Reklamë

Megjithatë, duhet të presim vetëm edhe 4 deri në 5 orë për të kuptuar definitivisht të ardhmen e italianit./Reporteri.net/