×
  • Sport
  • Sport

    E gërditshme: Neymar ma zi se fëmija, e ngreh zhag 19 vjeçarin në stërvitje vetëm pse ia futi topin nën këmbë

    Reporteri
    29 Maj 2019 | 13:39

    Neymar da Silva bëhet protagonist i njërit nga gjestet më të shëmtuara në futboll.


    Neymarin si duket e kanë lëshuar nervat këto muajt e fundit pasi po vazhdon të dhurojë skandale nga më të ndryshmet, shkruan Periskopi.

    Kohë më parë goditi një tifoz në finalen e Kupës së Francës ndaj Rennes dhe më pas u dënua me tri ndeshje moslojë.

    Ndërsa, tani Neymar është sjellur në mënyrë jo sportive me shokun e skuadrës së tij te Brazili, 19 vjeçarin Weverton.

    Weverton, i cili luan për Cruzeiron gjatë stërvitjes me Brazilin ia ka futur topin nën këmbë Neymarit, me këtë të fundit që nuk e priti mirë këtë gjë.

    Anësori i PSG-së e kapi për fanelle 19 vjeçarin, i cili më pas përfundoi i shtrirë në tokë, me injorantin Neymar që vazhdoi më pas sikur të mos ndodhte asgjë.

    Për më shumë shiko videon e mëposhtme:

    https://twitter.com/FutbolBible/status/1133606394156994560

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!