Mbrojtësi spanjoll, Sergio Ramos sipas të gjitha gjasave nga edicioni i ri do të vesh fanellën e një skuadre tjetër, jo të Real Madridit.


Sipas mediave spanjolle, kapiteni aktual i “mbretërve” ka kërkuar nga presidenti i klubit, Florentino Perez, që t’ia lejojë largimin si lojtar i lirë.

Thuhet se 33-vjeçari ka marrë një ofertë të majme nga Azia dhe synon që karrierën ta përfundojë në Kinë.

Reklamë

Sipas raportimeve, Perez megjithatë fillimisht e ka refuzuar idenë që kapiteni i madrilenëve “t’u jepet si dhuratë kinezëve”.