×
  • Sport
  • Sport

    Edhe Veseli mbjell një pemë, nominon futbollistët e Kosovës

    Reporteri
    22 Prill 2019 | 13:48

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i është bashkur iniciatives për mbjelljen e një peme.


    Përmes një video në Facebook, në të cilën edhe shihet duke mbjelle pemen, ai ka nominuar edhe te tjerë që t’i bashkohen kësaj nisme.

    Si më veçantë ka zgjedhur futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës.

    “Në ditën e tokës kam vendosur të bëhem pjesë e fushatës për mbjelljen e një fidani, për të sensibilizuar kështu të gjithë qytetarët që të mbjellin sa më shumë fidane për një ambient më të bukur në vendin tonë. Me këtë rast kam sfiduar që të bashkohen në këtë fushatë të gjithë futbollistët e kombëtares së Kosovës, Fadil Demakun dhe ministrin Uran Ismaili”, ka shkruar ai.


    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!