×
  • Sport
  • Sport

    Edi Reja: Kjo është arsyeja pse e zgjodha Shqipërinë

    Reporteri
    17 Prill 2019 | 17:40

    Edi Reja ka këmbëngulur se ka zgjedhur Shqipërinë për me synimin për ta dhënë maksimumin në mënyrë që të jetë i suksesshëm dhe ta kualifikojë atë në Kampionatin Evropian 2020 dhe kjo për çështje financiare.


    Reja nënshkroi sot në Tiranë kontratë me Federatën e Futbollit të Shqipërisë deri në nëntor të këtij viti, dhe do ta udhëheqë Kombëtaren kuqezi në fushatën kualifikuese për Kampionat Evropian 2020.

    “Pjesa financiare nuk ka ndikuar tek unë. Kam filluar të luajë që 18 vjeç dhe nuk kam ndalur. Nuk kam ardhur për pjesën financiare, por të bëj mirë”, tha Reja pas prezantimit të tij në kryeqytetin shqiptar.

    I pyetur përse ka nënshkruar kontratë kaq afatshkurtër, 73-vjeçari tha se qëllimi i tij nuk është kontrata por të bëjë mirë në ndeshjet kualifikuese me synim për ta kualifikuar Kombëtaren shqiptare.

    “E nisa me projekt të shkurtër, pasi nëse gjërat nuk shkojnë mirë për të dyja palët pse të vazhdojmë. Nëse gjërat shkojnë mirë atëherë i zgjasim bashkëpunimin. Ne duam të kualifikohemi në Evropë. Objektivi ynë primar është të bëjmë mirë në sfidat e ardhshme. Kjo është primare dhe jo kontratat e mia”, shtoi Reja.

    “Nuk nënshkruaj më shumë se një vit në asnjë punë. Kam kontratë deri në nëntorin e 2019. Kisha mundësi të trajnoj në Itali, por thashë se nuk do të drejtoj më një klub vetëm kombëtare. Nëse do më vinte një kombëtare do e merrja në konsideratë. Takova Duka dhe folëm. Më pas, ai më mori në telefon dhe më tha nëse do të doja të merrja Shqipërinë. Jam i kënaqur për këtë eksperiencë, pasi nuk është njësoj si në kombëtare si në klub. Më duhet të ndjek lojtarët dhe t’i përzgjedh. Objektivi im është të jap maksimumin tim. Nuk jam një person që premtoj shumë dhe them se do bëj namin. Do mundohem të bëj maksimumin tim dhe aq”, theksoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!