×
  • Sport
  • Sport

    Edy Reja trajneri i Shqipërisë? Flet Duka

    Reporteri
    08 Prill 2019 | 23:51

    Mediat në Itali e kanë bërë fakt të kryer se trajneri i ardhshëm i Kombëtares shqiptare do të jetë Edy Reja. Sipas Radio “Kiss Kiss” presidenti Armando Duka ka udhëtuar të shtunën në Itali për të takuar ish-trajnerin e Napolit dhe të Atalantës dhe jo Alberto Zakeronin, siç ishte raportuar më parë.

    Sa i përket këti lajmi të ardhur përtej adriatikut, i kontaktuar nga “Report TV”, presidenti i fedaratës Armando Duka është shprehur: “Nuk ka asgjë për të konfirmuar për Reja-n”.

    Mbetet për t’u parë se kush do të ulet në krye të Kombëtares, por së bashku me Edy Reja-n kandidatët potencial për stolin e kuqezinjve janë edhe Alberto Zakeroni, Roberto Donadoni, Luigi De Canio si dhe ish-kapiteni i Kombëtares Besnik Hasi.

    Në rast se Reja do të ulet në krye të Kombëtares atëherë ai do të ishte trajneri i katërt italian që afrohet te kuqezinjtë. Më herët Shqipërinë e kanë drejtuar Beppe Dossena, Gianni De Biasi dhe Christian Panucci.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!