×
  • Sport
  • Sport

    Ekipi po ekzekutonte një penallti që do t’ia siguronte mbijetesën në Superligën turke, tifozët s’kanë zemër ta shohin

    Reporteri
    01 Qershor 2019 | 12:36

    Superliga e Turqisë i ka dhënë fund kampionatit me ndeshjet e luajtura më datë 26 maj.


    Takimi më i rëndësishëm ishte ai i Goztepes kundër Ankaragücü. Një fitore e vendasve i mbante ata në ligë, ndërsa barazimi ose humbja i rrëzonte.

    Bursaspori fitoi 1-2 në fushën e Yeni Malatyasporit, prandaj i duhej vetëm fitorja. Rezultati ishte mbërthyer në shifrat 1-1 dhe gjyqtari kryesor i takimit akordoi një penallti në minutën e 84′ të sfidës.

    Tifozët e Goztepes nuk e përballonin dot presionin e madh, prandaj shumë prej tyre nuk mundën të shihnin penalltinë vendimtare.

    Ata shkuan në brendësi të stadiumit duke lënë tribunat dhe prisnin vetëm zhurmën nga spektatorët e tjerë. Emocione që t’i fal vetëm futbolli! Për fatin e mirë të tyre, gjithçka shkoi mirë dhe vendasit fituan dhe shpëtuan.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!