×
  • Sport
  • Sport

    Emocionohet Ylli i Ajaxit: O Zot, jam në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

    Reporteri
    01 Maj 2019 | 10:23

    Ylli brazilian i Ajaxit, David Neres, ende nuk mund ta besojë që është në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, përkundër që arriti ta fitojë edhe ndeshjen e parë në kuadër të kësaj faze, kundër Tottenhamit.


    Gjiganti holandez, Ajaxi, e bëri një hap të madh përpara drejt asaj që mund të jetë finalja e tyre e parë në Ligën e Kampionëve që nga viti 1996. Këtë hap ata e morën duke fituar ndaj Tottenhamit me rezultat 1:0 në ndeshjen e mbrëmshme në Londër, transmeton Gazeta Express. Ajax – i cili e eliminoi kampionin e tri sezoneve të fundit radhazi të Ligës së Kampionëve, Real Madridin, dhe Juventusit në rrugëtimin drejt gjysmëfinales – do ta marrë epërsinë e një goli për ndeshjen kthyese në Amsterdamit, falë golit të shënuar nga Donny van de Beek në minutën e 15-të të ndeshjes.

    Menjëherë pas kësaj ndeshjeje, braziliani Nerez bëri të ditur se ai ende s’mund ta besojë atë që ka arritur me skuadrën e tij.

    “Nuk mendoj se mund ta besoj as tani. Nganjëherë ndalem dhe mendoj: “O Zot, jam në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Por, ne erdhëm këtu me mëritë dhe do ta japim maksimumin”, ka thënë Neres.

    “Siç e panë të gjithë sonte, ne luftuam shumë dhe luftuam në maksimum deri ën fund të ndeshjes për ta mbajtur rezultatin. Tani i kemi edhe 90 minuta të tjerë deri në finale. Le të ndeshemi edhe një herë për ta bërë ëndrrën tonë realitet”.

    “Është e mrekullueshme! Nuk kam asnjë fjalë për ta përshkruar këtë ndjenjë. Gjithmonë në kohën e ndeshjes, kur jam në hotel, ha bukë dhe bëhem gati për ndeshje… ndalem dhe mendoj: gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve”.

    “Është e pabesueshme, por siç thashë edhe më parë: kemi arritur deri këtu me meritë dhe do të sigurohemi që t’ia vlejë barra qiranë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!