×
  • Sport
  • Sport

    Eriksen flet pas humbjes ndaj Ajaxit, kritikon skuadrën e tij

    Reporteri
    01 Maj 2019 | 0:06

    Christian Eriksen beson se skuadra e tij Tottenham Hotspur ishte nën nivelin e saj në humbjen 1:0 kundër Ajaxit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke këmbëngulur se ata i ndihmuan holandezëve të dukeshin superiorë.


    Donny van de Beek shënoi golin e vetëm të Ajxit në fitoren 1:0 kundër Tottenhamit në ndeshjen e parë gjysmëfinale mes tyre të martën në Tottenham Hotspur Stadium.

    “Ne ishin nën nivelin tonë, nuk luajtëm lojën tonë më të mirë. Në 20 minutat e parë vetëm e shikonim topin. Duhet t’i ndryshojmë gjërat në pjesën e dytë”, tha Christian Eriksen pas ndeshjes.

    Tottenham ishte pa pesë futbollistë, përfshirë sulmuesit kryesorë Harry Kane i lënduar, Son Heung-min i pezulluar dhe Serge Aurier, Erik Lamela dhe Harry Winks që së fundmi janë operuar.

    Mesfushori danez, i cili dikur ka luajtur për Ajaxin, beson se Tottenhami i ndihmoi holandezëve të luanin më mirë në pjesën e parë.

    “Ne i bëmë ata të dukeshin më të mirë. Ata janë ekip i mirë, por ne u ndihmuam shumë me lojën tonë. Ishte faji jonë. Në pjesën e dytë, ne ishim më të mirë”, shtoi ai.

    Tottenhami udhëton drejt Amsterdamit pas një jave, për ndeshjen e kthimit dhe do t’i duhet ta përmbysë rezultatin nëse dëshiron ta arrijë finalen./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!