×
  • Sport
  • Sport

    Eros Grezda e merr një lajm të keq nga trajneri Steven Gerrard

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 22:40

    Eros Grezda po vuan shumë te Rangersi. Shqiptari u ble nga Osijeku, por duket se nuk do të qëndrojë për shumë gjatë me ekipin historik të ishullit.


    Trajneri i Rangers, Steven Gerrard, duket se ka humbur krejtësisht besimin tek ai dhe nuk do t’i japë më shansin të tregojë veten.

    Gjakovari nuk po grumbullohet më as me ekipin e parë, ndërsa në ndeshjen miqësore që skuadra e tij zhvilloi ndaj Liverpool U-23, sulmuesi luajti dhe dhuroi një paraqitje zhgënjyese.

    Pjesa e parë u mbyll 4:0 për “Të kuqtë”, pavarësisht se legjenda Gerrard kishte aktivizuar futbollistët e ekipit të parë dhe mes tyre dhe shqiptarin.

    Trajneri ka qenë mjaft i shqetësuar në lidhje me përformancën e ekipit, pavarësisht se me ndryshimet e bëra barazoi gjithçka në të dytën për 4:4.

    “Ndeshje të tilla të bëjnë të kuptosh shumë gjëra për lojtarët, për mirë dhe për keq”, u shpreh ai.“Grezda? Këtu është futboll i fortë dhe nuk të jepet mundësia nëse sjellja jote nuk është e duhura dhe nuk je i fortë mendërisht. Duhet të luftosh dhe të tregosh veten. Nuk dua të flas për futbollistë të caktuar, por fakti që nuk ka luajtur shumë si titullar tregon gjithçka”, shtoi legjenda e Liverpoolit.

    Gerrard duket i bindur tashmë, ndërsa dhe tifozët kanë të njëjtin mendim me trajnerin e tyre. Ata duan që Grezda të largohet në verë nga ekipi i tyre.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!