×
  • Sport
  • Sport

    Ferdinand: Smalling u tregua ‘budalla’, ai e zgjoi bishën

    Reporteri
    17 Prill 2019 | 19:31

    Barcelona mbrëmë eliminoi Manchester Unitedin nga Liga e Kampionëve me rezultat të përgjithshëm prej 4-0.


    Lionel Messi dhuroi një tjetër paraqitje për t’u mbajtur mend ku Barcelona në Camp Nou mposhti Manchester Unitedin me rezultat 3-0, në një ndeshje ku ‘Pleshti’ shënoi dy herë, shkruan Periskopi.

    Rio Ferdinand ka ‘akuzuar’ Chris Smalling se e ka zgjuar bishën [Messin] pas asaj ndërhyrje që anglezi i kishte bërë në ndeshjen e parë.

    “Njëra nga performancat më të mira që kam parë ndonjëherë,” kështu tha në fillim Ferdinand për paraqitjen e Messit ndaj Unitedit.

    “Smalling e goditi atë në ndeshjen e parë dhe ndoshta kjo është gjëja më e keqe që mund të ketë ndodhur. Ai e zgjoi bishën.

    ‘Një lojtar i këtij kalibri, ndonjëherë ju duhet të thoni se ai është shumë i mirë. Do të ketë njerëz në këtë stadium që mund të thonë: “Unë kam qenë atje për të parë Messin” përfundoi Ferdinand.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!