×
  • Sport
  • Sport

    Feronikeli fiton ndeshjen e polemikave, Prishtina nuk gabon ndaj Trepçës 89

    Reporteri
    15 Maj 2019 | 18:34

    Feronikeli ka arritur të shënojë fitore të rëndësishme në garën për titull duke mposhtur skuadrën e Llapit me rezultat 1:3.


    Në një ndeshje e cila u polemizua shumë për shkak të dyshimeve se Llapi do t’ia lëshonte ndeshjen me qëllim Feronikelit, mysafirët e patën vështirë vetëm në pjesën e parë, shkruan Reporteri.net

    Pjesa e parë u përmbyll me rezultat të barabartë 1:1, me golat që u shënuan nga Arbër Prekazi dhe Festim Alidemaj nga penaltia.

    Në pjesën e dytë gjithçka foli në të mirë të Feronikelit, të cilët shënuan më anë të Mendurim Hotit dhe supersulmuesit, Kastriot Rexha.

    Në anën tjetër edhe Prishtina arriti të shënojë fitore bindëse. Kryeqytetasit mposhtën Trepçën 89 me rezultat 3:0.

    Feronikeli ka dy pikë më shumë sesa Prishtina në vendin e dytë.

    Në xhiron e fundit takohen Feronikeli dhe Prishtina, derbi që do ta vendosë titullin e kampionit. Një fitore eventuale e Prishtinës do t’ia siguronte atyre titullin e kampionit, ndërsa Feronikeli me një barazim do të shpallej kampion.

    Kujtojmë që edhe vitin e kaluar, titulli i kampionit ishte vendosur vetëm në xhiron e fundit kur Drita ishte ndeshur me Prishtinën dhe kishte arritur që të shpallej kampione./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!