×
  • Sport
  • Sport

    Feronikeli fiton, Prishtina gabon, Llapi vëzhgon

    Reporteri
    04 Maj 2019 | 18:21

    Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme në kuadër të xhiros së 30-të në Superligën e Kosovës.


    Prishtina është ndalur me barazim 1-1 nga Drita në Gjilan, ndërsa Feronikeli ka shënuar fitore minimale 0:1 ndaj Drenicës.

    Golin e vetëm dhe mjaft të rëndësishëm për Feronikelin e shënoi Fazliu.

    Në anën tjetër, skuadra e Prishtinës pati punë më të vështirë në përballjen me kampionët në fuqi, Dritën, ku luajtën si mysafirë.

    Skuadra ‘bardh e kaltër’ dominoi takimin që nga minuta e parë e takimit, por për fatin e keq të tyre, ishin ata që të parët pësuan gol.

    Në anën tjetër Llapi ndeshet të dielen me Trepçën 89.

    Kjo është tabela momentale pas përfundimit të këtyre dy ndeshjeve:


    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!