×
  • Sport
  • Sport

    Feronikeli lëshon titullin nga duart, mposhtet nga Ferizaji

    Reporteri
    13 Prill 2019 | 17:42

    Sot janë zhvilluar tri ndeshje në kuadër të javës së 27-të të IPKO Superligës së Kosovës, ku luajtën tri klubet në garë për titullin e kampionit – Feronikeli, Prishtina e Llapi.


    Feronikeli pësoi disfatë ndaj Ferizajt dhe nga ky gabim i liderit përfituan Prishtina e Llapi, të cilët triumfuan në ndeshjet e tyre. Tani, kryeqytetasit janë me baras pikë me Feronikelin, ndërsa Llapi vetëm dy pikë prapa, me gjashtë xhiro të mbetura deri në fund, raporton Gazeta Express.

    Llapi 2:1 Gjilani
    Fillimisht, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, Llapi siguroi fitore me rezultat 2:1 ndaj Gjilanit. Vendasit kaluan në epërsi fillimisht përmes golit të shënuar në minutën e 21-të nga Mentor Zhdrella.

    Pjesa e dytë nuk filloi aq mirë për klubin nga Podujeva, pasi që Gjilani shënoi në minutën e 52-të përmes Endrien Magani, Por, 14 minuta para kohës së rregullt, Valmir Veliu e ktheu epërsinë e Llapit dhe ia siguroi skuadrës së vet tri pikë të rëndësishme.

    Prishtina 1:0 KEK-u
    Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, klubi vendas siguron fitore me epërsi minimale 1:0 ndaj klubi të fundit në tabelën e Superligës së Kosovës, KEK-ut. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Lorik Boshnjaku në minutën e 36-të.

    Feronikeli 1:2 Ferizaj
    Feronikeli i humbi tri pikë të rëndësishme në ndeshjen kundër Ferizajt, e cila u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas dhe përfundoi me rezultat 1:2.

    Pjesa e parë u mbyll me rezultat më të mirë për liderin e Superligës, të cilët kishin kaluar në epërsi përmes golit të shënuar nga Arbër Prekazi në minutën e 41-të të ndeshjes. Mirëpo, 12 minuta para fundit, Ermal Krasniqi e shënoi golin e barazimit për Ferizajn dhe pastaj shënoi sërish në minutat shtesë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!