×
  • Sport
  • Sport

    Fillon ndeshja Kosovë-Bullgari, “duam fitore” brohoritje në “Fadil Vokrri”

    Reporteri
    25 Mars 2019 | 20:47

    Minuta ’34 – Sulmuesi Bersant Celina kishte një rast të mirë por gjuajtjen e tij e priti portieri mysafir Mihaylov.

    Minuta ’30 – Përfaqësuesja jonë vazhdon ta ketë dominimin por ende nuk ka arritur ta shënoi golin e epërsisë.

    Minuta ’20 – Kosova vazhdon të ketë dominimin, por deri më tani rasti i Rashicës mbetet më i miri.

    Minuta ’18 – Ndodhi një përplasje mes futbollistëve  Mërgim Vojvoda dhe Nedyalkov të cilët u ndëshkuan të dytë me karton të verdhë.

    Minuta ‘9 – Pas një aksioni të mirë të përfaqësueses sonë sulmuesi Milot Rashica ka pasur një mundësi të mirë të shënoi gol të ndeshjes por nuk ia doli.

     

     

    Nis sfida Kosovë – Bullgari

    Ka nisur sfida e shumë pritur mes Kosovës dhe Bullgarisë e vlefshme për kualifikuesit EURO 2020, raporton Reporteri.net.


    Tifozët e shumtë të mbledhur në stadiumin “Fadil Vokrri” të cilët kanë nisur të brohorasin duke kërkuar fitore nga futbollistët e Kosovës në përballjen me Bullgarinë në Grupin A kualifikues për Euro 2020.

    “Duam fitore”, është brohoritja e tyre në “Fadil Vokrri”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!