×
  • Sport
  • Sport

    Flet Arbër Zeneli pas ndeshjes: Fituam një pikë të rëndësishme

    Reporteri
    25 Mars 2019 | 22:55

    Ylli i Kosovës Arbër Zeneli që shënoi golin e barazimit ndaj Bullgarisë në sfidën e parë kualifikuese për Euro 2020 ka vlerësuar paraqitjen e skuadrës, duke thënë se rastet e huqura ndikuan që të mos fitohen tre pikë, trasnmeton Reporteri.net.


    “Nuk e fituam lojën por kemi marrë një pikë shumë të rëndësishme. I kemi pas do shanca të mira me dhënë gol por s’ka qenë fati me neve sot”, ka deklaruar Zeneli pas ndeshjes.

    I pyetur për sfidën e ardhshme ndaj Malit të Zi, ai ka thënë se edhe në këtë ndeshje synojnë fitore.

    “Shkojna për fitore në çdo lojë, do jetë një ndeshje e rëndësishme ndaj Malit të Zi”, ka deklaruar Zeneli. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!