Trofeu i parë si trajner i Barcelonës për Hansi Flick.
Trajneri gjerman e festoi triumfin në Superkupën e Spanjës falë fitores së jashtëzakonshme prej 5:2 ndaj Real Madridit mbrëmë.
“E mposhtëm njërën prej skuadrave më të forta në botë dhe e fituam një trofe. Jemi mjaft të lumtur dhe do të shikojmë kah e ardhmja me pozitivitet. Jemi të bashkuar, objektiv yni është të përmirësohemi në çdo ndeshje. Duam ta fitojmë çdo lojë dhe nëse është e mundshme, do të provojmë ta bëjmë këtë”, deklaroi trajneri gjerman, i cili shpreson që kjo do të jetë pika e kthesës për Barçën.
“Për mua është e rëndësishme se si luajmë. Duhet të luajmë si skuadër dhe në këtë ndeshje i reduktuam gabimet. Kur t’i kontrollojmë ndeshjet është më e lehtë për ne. I kishim përpara tre sulmues të mëdhenj”, vazhdoi ai.
“Ky është futbolli, punoj në këtë sektor me vite të tëra. Objektiv i klubeve të mëdha është të fitojnë tituj. Jemi mjaft të lumtur dhe krenarë, por duhet të vazhdojmë ta demonstrojmë nivelin tonë të lartë. Nuk mund të luajmë gjithmonë siç kemi bërë sot”, përfundoi Flick.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.