×
  • Sport
  • Sport

    Formacionet zyrtare për finalen Chelsea – Arsenal, plot befasi

    Reporteri
    29 Maj 2019 | 20:04

    Arsenali dhe Chelsea ndeshen sonte kokë me kokë në finale të Ligës së Evropës, në një ndeshje që mund t’ua definojë sezonin, t’ua formësojë verën dhe t’ia caktojë të ardhmet.


    Granit Xhaka është titullar dhe do të përpiqet ta frymëzojë Arsenalit drejt lavdisë në ketë ndeshje, që shqiptari tjetër, Shkodran Mustafi, është lënë në bankën rezervë.

    Fitorja për Arsenalin në sezonin debutues të Unai Emeryt do t’ia siguronte atyre një vend në sezonin e ardhshëm të Ligës së Kampionëve, pasi “Topçinjtë” e humbën këtë mundësi përmes top katërshes në Premierligë.

    Chelsea tashmë e ka siguruar një vend në Ligën e Kampionëve, mirëpo ata mund të detyrohen t’i thonë lamtumirë Eden Hazardi këtë verë. Për më tepër, edhe e ardhmja e trajnerit Maurizio Sarri është në dyshim.

    Takimi nis në orën 21:00 dhe luhet në Baku të Azerbajxhanit.

    Formacionet zyrtare:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!