×
  • Sport
  • Sport

    Formacionet zyrtare për finalen e madhe Liverpool – Tottenham

    Reporteri
    01 Qershor 2019 | 19:46

    Liverpool dhe Tottenham Hotspur sonte luajnë ndeshjen e vitit në stadiumin ‘Wanda Metropolitano’ të Madridit.


    Sikur finalja e Ligës së Europës e cila u zhvillua ndërmjet Chelseas dhe Arsenalit, ashtu edhe finalja e Ligës së Kampionëve do të vë përballë dy skuadra nga i njejti shtet, Liverpoolin dhe Tottenhamin, shkruan Reporteri.net

    Chelsea e cila mposhti në finale Arsenalin, pret në finalen e Superkupës së Europës e cila zhvillohet në ‘Vodafone Arena’ të Beshiktashit, njërin nga fituesit e ndeshjes së sotme, Liverpoolin apo Tottenhamin.

    Liverpooli sot e fillon këtë takim me formacionin e saj më të mirë të mundshëm, duke iu gëzuar faktit se edhe Bobby Firmino është rikthyer në formacionin startues. Duhet cekur që Xherdan Shaqiri e nis nga stoli këtë takim.

    Në anën tjetër Tottenham kanë marrur një lajm jashtëzakonisht të mirë, pasi lojtari kryesor i skuadrës, Harry Kane është rikuperuar plotësisht nga lëndimi dhe e nis nga minuta e parë sfidën.

    Tottneham Hotspur e nis ndeshjen me këtë formacion:

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!