Spanjollët e nisën më mirë takimin dhe morën kontrollin e lojës që në minutat e para, ndërsa Franca u mbrojt mirë dhe kërkoi rastet e saj përmes kundërsulmeve.
Momenti vendimtar i pjesës së parë erdhi në minutën e 20-të, kur arbitri akordoi penallti për Spanjën pasi Lucas Digne ndërhyri ndaj Lamine Yamalit në zonë. Nga pika e bardhë, në minutën e 22-të, Mikel Oyarzabal u tregua i saktë dhe realizoi për 1:0.
Franca reagoi duke krijuar disa raste me Kylian Mbappen, por sulmuesi nuk arriti të mposhtte portierin Unai Simon, i cili ndërhyri me siguri në momentet kyçe.
Në minutën e 30-të, francezët pësuan një goditje tjetër, pasi William Saliba u largua i dëmtuar dhe u zëvendësua nga Maxence Lacroix.
Në fund të pjesës së parë, Mbappe pati edhe një tjetër mundësi pas një krosimi të Jules Kounde, por topi kaloi pa u shfrytëzuar.
Pas 45 minutave të para, Spanja shkon në pushim me epërsinë 1:0, falë golit të Oyarzabalit nga penalltia.