×
  • Sport
  • Sport

    Futbollisti i njohur po ndërton xhami në Sevilla pas 700 vjetësh

    Reporteri
    25 Maj 2019 | 15:43

    Kur doli informacioni se komuniteti musliman në Sevillë po humbte një xhami të improvizuar , ish-sulmuesi i Totenhamit dhe Sevillas, Frederic Kanoute e dinte se ai kishte për të ndihmuar që kjo mos ndodhte, shkruan BBC.


    Në vitin 2007, pronari i tokës vendosi të shesë ndërtesën e cila shërbente pjesërisht si një xhami, pikërisht në “Ponce de Leon” të qytetit andaluzian.

    “Unë i ndihmova muslimanët në Sevilla disa vjet më parë, por në atë moment ata kërkuan siguri dhe një vend për t’u lutur. I ndihmova ata të mbanin xhaminë e tyre të përkohshme”, tha ish-futbollisti i njohur.

    Kanoute pastaj dhuroi 700,000 dollarë që ai vend ku muslimanët do të luteshin të mos mbyllej. Por sot, këta të fundit kanë probleme të reja. Të shtuar në numër, ata kanë nevojë për një vend më të madh për lutje dhe kjo bëri që Kanoute të ndihmojë sërish.

    Ai tashmë dëshiron të ndërtojë një xhami në tre kate që do të kenë funksionin e saj të duhur, që është lutja.

    Xhamia gjithashtu do të ketë parkim nëntokësor dhe Kanoute dëshiron të dhurojë 250,000 funte për këtë qëllim. Dhe kjo është xhamia e parë pas 700 vitesh në këto anë të Spanjës, që pothuajse në këtë hark kohor dikur u udhëhoq nga muslimanët me një prej qytetërimeve më të ndritura që ka patur Europa.

    Kanute erdhi në Sevilla në vitin 2005 nga Totenham. Ai fitoi Kupën UEFA, dy Kupa Mbreti, Superkupën europiane dhe atë spanjolle.

    Ai u zgjodh si lojtari më i mirë i Afrikës në vitin 2007. Ai gjithmonë qëndroi në zemrën e tifozëve në stadiumin “Ramon Sanchez Pizuan”.

    “Kam luajtur aty për shtatë vjet dhe si një musliman jam i pari në kërkim të një vendi në qytet ku mund të lutemi. Këtu është një komunitet i madh besimtarësh muslimanë që nuk janë vetëm emigrantë”, tha Kanute.

    Spanjollët Ibrahim Hernandez dhe Lukman Nieto kanë bërë projektin e xhamisë së re dhe Kanute, i cili ka mbajtur lidhje të forta me Seviljën, vendosi të ndihmojë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!