Futbollisti ganez i Union Saint-Gilloise, Mohammed Fuseini, ka kaluar momente të frikshme pasi u sulmua dhe u grabit në një rrugë të Brukselit.

Sipas raportimeve nga Belgjika, 24-vjeçari u rrethua nga pesë persona gjatë ditës, të cilët ia morën portofolin, dy telefona iPhone dhe një orë luksoze Rolex, përcjell “Gazeta Express”.

Vlera e orës raportohet të jetë mes 8 mijë dhe 14 mijë euro.

Reklamë

Fuseini u dërgua në spital për kontrolle mjekësore pas incidentit, por fatmirësisht nuk pësoi lëndime të rënda dhe u rikthye në stërvitje me skuadrën e tij.

Reklamë

Policia belge i ka nisur hetimet për rastin dhe dy nga pesë të dyshuarit tashmë janë arrestuar, ndërsa kërkimet po vazhdojnë për kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Mohammed Fuseini ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm të Union Saint-Gilloise sezonin e kaluar, duke i shënuar 13 gola në 44 paraqitje dhe duke e ndihmuar klubin të shpallej kampion i Belgjikës