Gabriel Jesus ka folur me superlativa për yllin e Barcelonës, Lamine Yamal, duke e renditur talentin spanjoll në mesin e futbollistëve më të mëdhenj me të cilët ka pasur mundësi të luajë dhe të stërvitet.

Sulmuesi brazilian ka veçuar mënyrën se si Yamal e zhvillon lojën, duke theksuar se ajo që për shumë futbollistë është e vështirë, për 19-vjeçarin duket shumë e natyrshme.

“Kam pasur mundësinë të luaj dhe të stërvitem me lojtarë të mëdhenj, shumë të mëdhenj. Dhe sigurisht, Lamine Yamal është njëri prej tyre”, ka deklaruar Jesus.
“Gjithçka që bën, e bën me lehtësi. Për të është shumë e lehtë”, shtoi ai.

Reklamë

Fjalët e Gabriel Jesus vijnë si një tjetër vlerësim për Yamalin, i cili prej kohësh është shndërruar në një prej figurave kryesore të Barcelonës dhe një prej talenteve më të komentuar të futbollit botëror.