×
  • Sport
  • Sport

    Gazetari që zbuloi kalimin e Ronaldos tek Juventus: Guardiola prezantohet të hënën si trajner i “Zonjës së Vjetër”

    Reporteri
    01 Qershor 2019 | 14:49

    Çështjes së trajnerit të ri të Juventus dita e ditës po i vije fundi.


    Gjatë ditës së djeshme u përfol shumë që Sarri ka arritur marrëveshje me Juventus dhe pritet që së shpejti të zyrtarizohet si trajneri i ri.

    Kësaj çështje krejt drejtim tjetër i ka dhënë gazetari, Marco Barzaghi.

    Barzaghi ishte gazetari që zbuloi transferimin e Ronaldos tek Juventus. Ai sot tha se trajneri i ri i Juventus nuk do të jetë Sarri por Pep Guardiola.

    Gazetari italian tha se të hënën Guardiola prezantohet si trajneri i ri i “Zonjës së Vjetër”.

    Sipas burimeve të Barzaghit, Guardiola ka arritur një marrëveshje me një pagë 24 milionë euro në vit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!