×
  • Sport
  • Sport

    Gazetari spanjoll kritikon Shpend Ahmetin:”Nuk pati transport publik nga aeroporti, taksi kushtonte 35 euro”

    Reporteri
    22 Prill 2019 | 10:33

    Pedro Rodriguez Galvez, është një gazetar spanjoll i cili kishte ardhur në Prishtinë disa ditë më parë.


    Ai ka realizuar një dokumentar rreth Kombëtares së Kosovës dhe sukseseve të fundit të saj, shkruan Reporteri.net

    Por, jo gjithçka kishte shkuar siç duhet për gazetarin spanjoll, i cili kishte mbetur i pakënaqur nga mungesa e transportit publik nga Prishtina deri në aeroportin “Adem Jashari”.

    Ai poashtu u ankua për çmimin e lartë të taksive dhe kishte zgjedhur që ta marr një veturë me qera për 24 orë.

    “Zbrita në Kosovë. Gjëja e parë që më befason është se vështirë po gjej njerëz në aeroport dhe nuk ka transport publik në qytet. Zgjidhja e vetme për të shkuar atje është të marrësh taksi (35 euro) apo të marrësh një veturë me qëra (30 euro). Zgjodha të ngas nëpër rrugët e Kosovës” shkroi në twitter Galvez.


    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!