Një ngjarje interesante ka ndodhur në ndeshjen mes Betim Futebol dhe Cruzeiro në Brazil, me protagonist portierin, Cassio Ramos.
Gjatë ndeshjes, 38-vjeçari kishte një kërkesë interesante për gjyqtarin.
Ai i kërkoi gjyqtarit kryesor që të shkonte në dhomat e zhveshjes për të shfrytëzuar tualetin.
Portieri i njohur duket se kishte probleme me stomakun dhe e kishte me urgjencë, kurse gjyqtari si rrallë herë – pranoi kërkesën e tij.
Ndeshja u pezullua për tre apo katër minuta, derisa Cassio u rikthye sërish në fushë../Indeksonline/