×
  • Sport
  • Sport

    Gjest i mrekullueshëm: Ylli shqiptar që luan në La Liga ndihmon Halil Kastratin në aksionet humanitare

    Reporteri
    27 Maj 2019 | 10:18

    Mesfushori shqiptar që luan në La Liga me skuadrën e Levantes, Enis Bardhi njihet për aktivitetet e tij humane.


    Kohëve të fundit, futbollisti i Levantes ka kontribouar te shoqata “Jetimat e Ballkanit” e drejtuar nga Halil Kastrati.

    Bardhi, i cili përfaqëson Maqedoninë e Veriut në aspekt ndërkombëtar, së fundmi ka qenë i ftuar në kuzhinën e shoqatës së lartëcekur.

    Përmes një postimi në Instagram, Halil Kastrati ka bërë të ditur se së bashku me Enis Bardhin dhe Bled Latifin, kanë shpërndarë iftarin për personat në nevojë.

    Shkrimi i plotë i Halil Kastratit:

    “Me Enis Bardhin , Bled Latifin dhe Flamur Alijljin. Sot Iftarin ne kuzhinen tone e dhuroje Bled Latifi. Ne shperndarjen e Iftarit patem nderin ta kishim edhe futbollistin e njohur Enis Bardhi si dhe aktorin Tetovar Flamur Aljiji
    Pas Iftarit e luajtem nje loje Futbolli te gjithe se bashku stafi Jetimat e Ballkanit bashke me musafiret“.

    Ndryshe, në edicionin 2018/2019, Bardhi ka bërë 38 paraqitje, duke shënuar tre gola.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!