×
  • Sport
  • Sport

    Gjesti i fundit nga Bale, nuk do t’i pëlqej aspak Zidanes dhe tifozëve

    Reporteri
    29 Prill 2019 | 12:32

    Gareth Bale nuk u kthye në Valdebebas me shokët e skuadrës pas humbjes 1-0 ndaj Rayo Vallecanos, mbrëmjen e së dielës.


    Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane i ka dhënë dy ditë e gjysmë pushim skuadrës për të pushuar, ndërsa Bale ka kërkuar leje që shkoj direkt nga Vallecas në aeroportin e Madrid-Barajas, ku një avion privat po priste pët të, shkruan Reporteri.net

    Bale pati një ndeshje të dobët kundër Rayos. Ai po pritej nga autobusi i skuadrës përpara se një makinë private ta merrte atë dhe ta dërgonte direkt në aeroport.

    Ai ishte lojtari i vetëm që nuk u bashkua me bashkëlojtarët e tij në autobus, një tregues më shumë që uellsiani është duke u larguar nga Real Madridi.

    “Nuk e di nëse Bale është i fokusuar”, ka thënë Zidane pas humbjes nga Rayo Vallecano.

    Tanimë është duke u bërë e qartë që francezi nuk do të llogaritë në shërbimet e uellsianit për sezonin e ardhshëm.

    Reali kërkon Eden Hazard si zëvendësim të Gareth Bale./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!