×
  • Sport
  • Sport

    Gjesti i Llapit që ka bërë sot për futbollistin që humbi ndjenjat, do t’iu prekë zemrat

    Reporteri
    15 Maj 2019 | 16:41

    Futbollisti i Llapit, Valmir Veliu u lëndua në ndeshjen e fundit ndaj skuadrës së Prishtinës.


    Veliu humbi ndjenjat në proces dhe u nevojit ndërhyrja e mjekëve që t’ia shpëtonin jetën atij, shkruan Reporteri.net

    Ndërsa sot skuadra e Llapit është duke luajtur me Feronikelin, skuadra e tij i ka kushtuar një dedikim të veçantë atij.

    Bashkëlojtarët e tij dhe lojtarët e Feronikelit kanë mbajtur fanellën e tij në shenjë solidarizimi me lëndimin e tij, duke shpresuar që ky gjest do ta bënte atë të ndjehej më mirë, marrë parasysh faktin që ai nuk do të mund të luaj për një kohë.

    Veliu gjithashtu u duartrokit nga tifozët e Llapit në “Zahir Pajaziti”.

    Momentalisht rezultati është 1:1 derisa është duke u zhvilluar minuta e 40 e ndeshjes./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!