×
  • Sport
  • Sport

    Gjesti i Sterling për djaloshin që vdiq nga kanceri, do t’iu prek zemrat

    Reporteri
    22 Prill 2019 | 14:00

    Raheem Sterling do të mbuloj të gjitha shpenzimet për funeralin e futbollistit të ri të Crystal Palacit, Demary Dawkins.


    Sulmuesi i Manchester Cityt kishte mbështetur kampanjën e familjes së Damaris që të gjejnë donator të përshtatshëm për qelizat burimore dhe u bë i afërt me të riun i cili vdiq nga leukemia në moshën 13-vjeçare, shkruan Reporteri.net

    Sterling do të marr pjesë në Dagenham të premtën.

    “Damary ishte një djalosh i veçant i cili preku zemrat e shumë njerëzve, përfshirë timen. Ishte pozitiv deri në fund, ai ishte një shembull për ne”, ka thënë Sterling.

    Sterling i bëri homazhe të riut duke ngritur bluzën e tij të Anglisë me një fotografi të të dyve, në fitoren 5-0 ndaj Republikës Çeke.

    “E di se ata flisnin sepse Sterling erdhi në spital, luajtën biliardo së bashku dhe shkëmbyen numrat”, ka thënë babai i djaloshit të ndjerë.


    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!