×
  • Sport
  • Sport

    Gjiganti anglez dëshiron shërbimet e Joao Cancelos

    Reporteri
    15 Maj 2019 | 16:15

    Sipas të përditshmes La Gazzetta dello Sport, Joao Cancelo mund të largohet nga Juventusi këtë verë.


    Portugezi ka qenë fenomenal në pjesën e parë të sezonit, por një mosmarrëveshje me trajnerin Massimiliano Allegrin ka bërë që të bie forma e tij dhe tani mbrojtësi portugez është duke kërkuar largimin, shkruan Reporteri.net

    Kampionët e Anglisë, Manchester City janë të gatshëm t’i rrëmbejnë yllin e ri Juventusit dhe mund të ofrojnë deri në 60 milionë euro.

    Cancelo shihet si njëri ndër mbrojtësit e djatht më të mirë në botë, ndërsa shkëlqeu me Interin, Juventusi vendosi ta blejë mirëpo raportet jo të mira trajner-lojtar kanë bërë që të ndizen spekulimet.

    Në anën tjetër Juventusi kërkon që ta zëvendësoj portugezin me njërin nga Cristiano Piccini, Matteo Darmian apo Meunier./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!