×
  • Sport
  • Sport

    Gjilani mposht Besën, siguron mbetjen në Superligë

    Reporteri
    30 Maj 2019 | 18:49

    Gjilani është skuadra e parë që ka siguruar mbijetesën në Superligë, ndërsa të shtunën mësohet edhe skuadra e tjetër, kur të përballen Trepça ’89 me Vllaznimin.


    Gjilani do të vazhdojë të qëndrojë në Superligë, pasi në barazh ka arritur ta mposhtë Besën në ndeshjen që u zhvillua në “Fadil Vokrri”.

    Gjilani arriti të triumfojë me rezultat minimal 1-0, shkruan Express.

    Heroi i kësaj ndeshje ishte Keita Razak, i cili realizoi për 1-0, me parabol pas asistimit të Lopezit në minutën e 24’.

    Sfida tjetër e barazhit do të zhvillohet mes Trepçës ’89 dhe Vllaznimit të shtunën.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!