×
  • Sport
  • Sport

    Gjithçka gati, javën e ardhshme fillon renovimi i stadiumit Adem Jashari – kaq miliona do të investohen

    Reporteri
    28 Maj 2019 | 19:36

    Stadiumi olimpik ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë pritet të hyjë në renovim të tërësishëm.


    Saktësisht dy muaj pasi u arrit marrëveshja, sipas burimeve të Reporteri.net, punët për renovimin e këtij stadiumi priten të fillojnë javën e ardhshme.

    Ashtu siç kishte paralajmëruar Ministri i Sportit Kujtim Gashi, në këtë stadium do të investohen rreth 10 milionë euro, shkruan Reporteri.net

    Reporteri.net kishte siguruar fotografi se si pritej të dukej ky stadium pas renovimit. Ai do të ketë rreth 18 mijë ulëse.

    Kujtojmë që ministri Kujtim Gashi dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli kishin njoftuar se edhe Stadiumi Kombëtar do të nisë së ndërtuari në verë. Lokacioni i tij është në Komoran./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!