×
  • Sport
  • Sport

    Guardiola s’po pjeket kurrë, e injoroi si fëmijë Ronaldon

    Reporteri
    26 Prill 2019 | 8:45

    Pasi mediat botërore po raportojë se Pep Guardiola mund të bëhet trajner i Juventusit për sezonin e ardhshëm, në rrjetet sociale është publikuar një video ku trajneri spanjoll shihet duke e injoruar plotësisht Cristiano Ronaldon.


    Gjatë ditëve të fundit është raportuar se Juventusi është duke e shqyrtuar mundësinë e zëvendësimit të Massimiliano Allegrit me Pep Guardiolës, pas eliminimit tronditës nga Liga e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

    Trajneri spanjoll ka kontratë me Manchester Cityn deri në fund të sezonit 2020/21, mirëpo ai nuk ka arritur ta fitojë titullin e Ligës së Kampionëve që nga largimi nga Barcelona. Si Juventusi, këtë sezon Manchester City i eliminua në çerekfinale të kësaj gare evropiane.

    Në anën tjetër, Allegri ka arritur ta fitojë titullin e pestë të Serisë A në po aq sezone si trajner i “Zonjës së Vjetër”. Përkundër rolit që Allegri e kishte në transferimin e Ronaldos, MARCA raporton se portugezi është i gatshëm ta pranojë emërimin e Guardiolën në pozitën e trajnerit.

    Nëse këto lajme  janë të vërteta, atëherë Ronaldo do të thotë se e ka falur Guardiolën që e kishte injoruar plotësisht në ceremoninë e Topit të Artë, në janar të vitit 2013

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!