×
  • Sport
  • Sport

    Guardiola zgjedh ndërmjet fitimit të Premierligës dhe Ligës së Kampionëve

    Reporteri
    16 Prill 2019 | 18:19

    Pep Guardiola ka bërë të ditur se, për Manchester Cityn, triumfi në Ligën e Kampionëve mbetet më pak i rëndësishëm në krahasim me triumfin në Premierligë.


    Pep Guardiola nuk kishte arritur ta fitonte titullin e Ligës së Kampionëve gjatë kohës sa ishte trajner i Bayern Munichut. Ai e ka fituar këtë titull për herë të fundit para tetë vjetëve, sa ishte trajner i Barcelonës.

    “E di që njerëzit thonë se unë kam ardhur këtu për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve, por nuk kam ardhur këtu për ta fituar titullin e Ligës së Kampionëve, sinqerisht”, ka thënë Guardiola.

    “Unë erdha këtu për të luajtur në mënyrën që skuadra ime luajtur gjatë 20 muajve të fundit. Kjo është arsyeja pse erdha këtu – për të luajtur futboll në stilin tim dhe natyrisht që dua ta fitojë titullin e Ligës së Kampionëve”.

    “Unë isha në një klub të madh si Bayerni dhe gjatë tri sezoneve aty, fitova gjithçka përveç titullit të Ligës së Kampionëve. Ishte një dështim i madh. E pranoj këtë, e di këtë. Duhet të jetoj me këtë gjë, por nuk është një problem shumë, shumë i madh.

    “Kjo gjë më shtyn mua më shumë sepse ti ndien që duhet ta fitosh. Nëse jo, nuk është mjaftueshëm dhe duhet ta pranosh që skuadrat e tjera në këtë garë ishin më të mirë. Shumë klube të mëdha nuk kanë arritur në këtë fazë, kështu që është e rëndësishme mënyra se si i organizon gjërat në këta 11 muaj”.

    “Për këtë arsye kam thënë shumë herë se, për mua, Premierliga është titulli më i rëndësishëm sepse ti je aty çdo tri ditë. Ajo që duhet ta bëjmë nesër është ta tregojmë dhimbjen dhe dëshirën tonë në fushë dhe pastaj do të shohim çfarë do të ndodhë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!