Florent Hadërgjonaj shkëlqeu në fundjavë me ekipin e tij Alanyaspor.
Futbollisti kosovar shënoi gol dhe e dhuroi një asistim ndaj Fenerbahçes në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 18-të të Superligës turke.
Për këtë, faqja e specializuar – Sofascore e ka përfshirë lojtarin e krahut të djathtë në ekipin ideal të javës në Turqi.
