Mbrojtësi kosovar, Kreshnik Hajrizi ka shkruar për ndeshjen ndaj Turqisë, duke thënë se ka qenë një ndjenjë pushtuese ajo natë.
Ai thotë se të gjithë futbollistët lanë gjithçka në fushë për çdo shqiptar.
“Kosova ime, atë natë nuk ishte thjesht futboll… ishte një ndjenjë që të pushton krejt. Na dhe krenari, na dhe forcë, na dhe arsye për të luftuar deri në fund. Në fushë lamë gjithçka për ju, për flamurin, për çdo shqiptar kudo që është. Kjo është vetëm fillimi… sepse për Kosovën, ne japim gjithmonë më shumë”, ka shkruar mbrojtësi kosovar në Instagram.
/Reporteri.net/