×
  • Sport
  • Sport

    Hartel: Unë di të kafshoj, do ta pensionoj Haxhi Krasniqin

    Reporteri
    26 Prill 2019 | 11:54

    Boksieri gjerman, Stefan Hartel thotë se do ta rrahë dhe do ta detyrojë të pensionohet Haxhi Krasniqi, pas duelit në mes tyre, që do të zhvillohet më 11 maj.


    Një spektakël boksi na pret më 11 maj kur do të përballen boksieri shqiptar Haxhi Krasniqi dhe ai gjerman Stefan Hartel, shkruan Gazeta Express. Junikasi do të mundohet ta mbrojë brezin e artë të kampionit evropian në Magdeburg, por nuk do të ketë punë aspak të lehtë.

    Kundërshtari i tij 30 vjeçar thotë se do ta rrahë dhe se do ta detyrojë 32 vjeçarin nga Kosova të pensionohet pas këtij meçi.

    “Unë nuk di vetëm të leh, unë di edhe të kafshoj”, ka thënë fillimisht Hartel, i cili i është kundërpërgjigjur trajnerit të Krasniqit, i cili kishte thënë se gjermani është një qen që di vetëm të lehë, shkruan tabloidi gjerman “Bild”.

    “Unë jam një paketë më e mirë dhe më e kompletuar. Kjo luftë do të jetë pensionim për Robinin”, ka shtuar Hartel.

    Nga ana tjetër, Krasniqi e kishte thumbuar kundërshtarin, i cili vitin e kaluar ishte tërhequr nga meçi i paraparë vetëm disa ditë para tij.

    Më pas, Haxhiu ishte detyruar ta gjente një kundërshtar emergjent për të mos i humbur përgatitjet disamuajshe që i kishte bërë.

    “Do t’i kërkoj menaxherit tonë (nga SES) që ta ketë në dispozicion një kundërshtar zëvendësues në rast se anulohet meçi, për ndonjë ftohje apo sëmundje tjetër eventuale të kundërshtarit”, ka thënë Krasniqi.

    Junikasi është kampion evropian në boksin profesionist dhe po punon fort që ta arrijë objektivin e tij jetësor – të shpallet kampion bote.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!