×
  • Sport
  • Sport

    Hazard e konfirmon: Do të largohem nga Chelsea

    Reporteri
    29 Maj 2019 | 23:19

    Heroi i Chelseat në finalen e Europa Leagues sonte, Eden Hazard i cili realizoi dy gola në triumfin 4-1 ndaj Arsenalit ka konfirmuar se ishte ndeshja e tij e fundit në fanellën e klubit, para transferimit te Real Madridi.


    “Po, unë mendoj se është një lamtumirë. Por kurrë nuk i dihet në futboll. Ëndrra ime ka qenë që të luajë në Premierligë dhe e kam bërë këtë për shtatë vite të bukura. E ardhmja ime do të dihet pas disa ditësh. Ndoshta është koha për një sfidë të re”, ka deklaruar ai.

    Madrilenët pritet ta kompletojnë transferimin e tij për një vlerë totale prej 130 milionë eurove. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!