×
  • Sport
  • Sport

    Hazard: Nëse largohem, kjo është mënyra se si do iku nga Chelsea

    Reporteri
    28 Maj 2019 | 17:20

    Eden Hazard vetëm sa nuk e ka konfirmuar largimin e tij nga Chelsea këtë verë. Ylli belg është shumë pranë Real Madridit.


    Ai u transferua nga Lille në verën e vitit 2012 ndërsa ka udhëhequr Chelsean drejt dy triumfeve në Premierligë, shkruan Reporteri.net

    Hazard ka treguar se për Chelsean ka refuzuar klube si Manchester United, Tottenham e Manchester City.

    “Unë kisha mundësinë të nënshkruaja për United, Tottenham e Arsenal por mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur.

    “Kam folur me Abramovic, me trajnerin e atëhershëm (Di Matteo). Kam folur edhe me Didier Drogban në telefon dhe me Joe Cole të cilin e kisha bashkëlojtar dhe të dy më thanë se Chelsea është klubi më i mirë për t’iu bashkuar.

    “Isha pak i frikësuar kur erdha sepse Drogba u largua dhe kur ju keni Drogban në skuadër, sigurisht që ju fitoni trofe”, ka thënë Hazard.

    I pyetur se a do t’i bashkohej ndonjë klubi tjetër në Angli, Hazard ka thënë se kurrë nuk do ta bënte një gjë të tillë.

    “Asnjë shansë, unë jam ‘i kaltër’, kjo do të thotë shumë për mua. Unë nuk mund të luaj për një skuadër tjetër në Angli.

    “Ne kemi finalen e Europaligës për ta luajtur, nëse do të largohesha nga Chelsea, dua të largohem duke fituar diçka të rëndësishme”, ka thënë Hazard.

    Sipas raporteve të shumta, Hazard ka caktuar datën 4 qershor që të largohet nga Chelsea në drejtim të Real Madridit./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!