×
  • Sport
  • Sport

    Hazardi pozon me fanellën e re të Chelseat, shenjë që mund të mos kalojë në Real Madrid

    Reporteri
    02 Maj 2019 | 12:22

    Ylli belg Eden Hazardi mund të mos jetë pjesë e skuadrës së Chelseat që do ta mbajë të veshur fanellën e re për sezonin e ardhshëm 2019/20, pasi që spekulohet që gjatë afatit kalimtar të verës, ai do të transferohet në Real Madrid.


    Përkundër spekulimeve, Eden Hazardi ishte në qendër të reklamave të Chelseat për fanellat e sezonit të ardhshëm. Megjithatë, kjo mund të jetë hera e fundit që 28-vjeçari e mban të veshur këtë fanellë të re, transmeton Gazeta Express.

    Hazardi nuk e ka mbajtur aspak sekret dëshirën e tij për të luajtur për Real Madridit, pasi që ka thënë se ka ëndërruar të luajë për madrilenët qysh kur ishte i vogël. Megjithatë, kjo dëshirë nuk e ka ndaluar atë të jetë personaliteti kryesor për reklamimin e dizajnit të ri të fanellës.

    Fanella e re është e frymëzuar nga stadiumi Stamford Bridge, që ka qenë shtëpia e Chelseat që nga viti 1905. Një numër i fotografive nga kënde të ndryshme janë përdorur për ta dizajnuar fanellën e re.

    Këtë fanellë, Chelsea shpreson se do të mund ta paraqesë në skenën më të madhe të futbollit në Evropë sezonin e ardhshëm, në Ligën e Kampionëve, e jo në Europa League, ku po garon këtë sezon.

    Me vetëm dy ndeshje të mbetura deri në fund të sezonit, Chelsea renditet në pozitën e katërt në tabelën e Premierligës, por këtë vend ende nuk e ka të sigurt pasi që gabimet në dy ndeshjet e radhës mund t’ia japin mundësinë Arsenalit dhe Manchester Unitedit

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!