×
  • Sport
  • Sport

    Higuain: “njerëzit na gjykojnë për paratë që ne fitojmë, harrojnë sakrificat që ne bëjmë”

    Reporteri
    22 Prill 2019 | 9:50

    Lojtari i Chelseas, Gonzalo Higuain ka pranuar se vuan përgjat kohës si futbollist, madje ka frikë edhe të dal jasht shtëpie.


    Higuain ka luajtur në Spanjë, Itali dhe tani në Angli dhe beson se publiku në përgjithësi duhet të tregoj pak maturi kur japin mendimet tek lojtarët nëpër rrugë dhe duhet ta kujtojnë që, mbi të gjitha, ata janë njerëz poashtu, shkruan Reporteri.net

    “Unë jam shumë pishman kur isha si refugjat dhe shmangesha të dilja nga frika se çfarë më thonin njerëzit”, Higuain ka thënë për ESPN.

    “Ka njerëz që iu bëjnë shumë dëme duke mos ndjerë fije turpi.

    “Ne nuk vrasim askë, ne përpjekemi t’i bëjmë gjërat mirë, ne vetëm luajmë një sport, por nuk mund të dalim jasht”.

    Higuain ka diskutuar rreth vetmisë që futbollistët duhet të kalojnë dhe që shumica e publikut ndjejnë fare pak keqardhje për problemet e tyre.

    “Ata gjithmonë thonë ‘me paratë që ata fitojnë…’,” ka shpjeguar ai.

    “Por, shokët nuk mund të blihen. 14 vite më parë unë festoja ditëlindjet dhe krishtilindjet me njerëz të ndryshëm dhe nëse dëshiroj ta shoh nënën time, ajo duhet të fluturoj për 15 orë.

    “Normalisht, unë mund të paguaj për biletat e saj, por nuk mund ta shoh më shumë se 10 minuta dhe njerëzit nuk e shohin këtë.

    “Gjithçka që njerëzit shohim është nëse ju shënoni apo jo, sepse për këtë paguhemi ne. Kështu na gjykojnë ata”, ka thënë Higuain duke folur për sakrificat e sportistëve.

    Kujtojmë që Higuain këtë sezon më Chelsean ka shënuar vetëm 3 gola në të gjitha garat./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!